Krimi në Mallakastër, djali: Babai më tha gjej punë, unë e vrava

Detaje të tjera hedhin dritë mbi shkakun e krimit në familje ku i biri vrau të atin. mbrëmjen e 25 gushtit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj i ka thënë të birit të gjejë punë dhe të mos rrijë kot. “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë ai. Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen i mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përtokë.

Autori nuk është mjaftuar me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e ka goditur dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia./abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *