Krimi i rëndë në familjen në Paskuqan/ Fqinjët: Dëgjuam breshërinë e armës…

Sipas burimeve autori është shtetasi Dan Hutra, 35 vjeç nga Kukësi. Ai është arratisur menjëherë pas krimit me një automjet ‘Benz C-Class’.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt familjar të pazgjidhur dhe pse çifti ishte ndarë.

Ai ka shkuar paraditen e të mërkurës në banesën e ish-gruas dhe ka qëlluar ndaj familjarëve të saj, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës.

Zona ku ka ndodhur krimi është e rrethuar nga policia.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm breshërinë e armës që autori Ramazan Kutra ka qëlluar mbi familjen e ish gruas së tij.

Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *