Krimi i dyfishtë në Tiranë/ Zbardhet dinamika, autori shtiu dy herë në ajë, 2 vëllezërit nuk flisnin

Zbardhet dinamika është dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin. Në orën 04:00 të mëngjesit, Roland Sinani, me armë zjarri në dorë futet në dhomën e gjumit të kunatës, e cila ishte duke fjetur me fëmijën 2-vjeç. Pavarësisht kësaj, ai e qëllon me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Sipas informacioneve, kjo ka qënë një ngjarje e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin. Vëllai i Rolandit e bashkëshorti i Migenës, ishte në punë në kohën kur ndodhi ngjarja.

 

Në dëshminë e tyre, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë përsa i përket arsyeve që çuan në krimin e rëndë.

Krimi i rëndë në familjen Sinani ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit. 43-vjeçari Roland Sinani qëlloi me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe në dhomën e saj të gjumit në prani të fëmijës së saj 2 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës private ku jetonte me prindërit e tij, kunatën e ndjerë, vëllain dhe fëmijët e të vëllait.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *