Krim i dyfishtë/ Vrasja e nënës shqiptare në Shkozë jehonë në mediat greke

Vrasja e nënës së dy fëmijëve, Migena Sinanit në Shkozë, është raportuar edhe nga mediat e huaja.

Media greke ‘Protothema‘ nis artikullin duke bërë një krahasim me vrasjen e Caroline Crouch, vrasje e cila u bë kryefjalë në Greqi dhe në Shqipëri për muaj e radhë.

Ato e cilësojnë vrasjen e Migenës si një krim krim brutal, pasi u vra teksa flinte me vajzën e saj dyvjeçare.

“Autori është vetëvrarë në oborrin e shtëpisë. Autori i vrasjes, dy prindërit e tij të moshuar, si dhe vëllai i Ergonit me bashkëshorten Migena dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 2 vjeç, banonin në pallatin përdhesë të dëmtuar nga tërmeti. Në mënyrë tragjike, vajza 2-vjeçare ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj pasi flinte në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte me gjyshërit.

Policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e viktimës, i cili punonte si shofer taksie. Ai tha se kishte dëgjuar disa herë vëllanë e tij duke i bërtitur viktimës: “Do të të vras”.

Kur autoritetet mbërritën, gjetën armën në anën tjetër të oborrit, e cila nuk lidhet me skenarin e vetëvrasjes së sulmuesit. Dyshimet fillestare të hetuesve ishin se arma ishte marrë nga një person tjetër, në tentativë për të asgjësuar provat. Megjithatë, pas marrjes në pyetje, autoritetet dolën në përfundimin se babai i autorit e kishte lëvizur armën. Ku dhe si e gjeti autori armën mbetet mister, ndërsa hetimet vijojnë.”- shkruhet në artikull, duke bërë një përmbledhje të ngjarjes së rëndë.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti Babis Anagnostopoulos, para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Ajo u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, dhe Anagnostopoulos organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t’i ulej dënimi prej 27 vitesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *