Kreu i FRD: Dënojmë sulmet ndaj trupave të KFOR, inkurajojmë dialogun

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu ka reaguar pas situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Në mesazhin e tij, Shehu thekson se dënon me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, të cilat janë të motivuara për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Sali Shehu thekson më tej se FRD inkurajon dialogun mes palëve në mënyrë që të ulen  tensionet në Veri të Kosovës.

“I shqetësuar për situatën në veri të Kosovës , dënoj me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, të cilat janë të motivuara për garantimin e sigurisë së qytetarëve të të gjitha kombësive atje.  FRD mendon se dialogu dhe ulja e tensioneve janë zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!

Urojmë shërim të shpejtë për trupat e  lënduar nga protestuesit dhe ushtarakët”, thekson kreu i FRD, Sali Shehu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *