Kreu homazhe në varrin e Adem Jasharit, politikani serb dhunohet barbarisht!

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç një ditë pasi kreu homazhe tek varri i Adem Jasharit është rrahur në mënyrë barbare në Serbi.

Vajza e tij, Klara Sanduloviç ka treguar për mediat e agjentët e BIA-s kanë hyrë në banesën e të atit, ku fillimisht e kanë arrestuar dhe dhunuar rrahur brutalisht.

“Dje gruaja e tij e ka gjetur derën e shtëpisë të shkyçur dhe babai nuk ishte askund. Ajo menjëherë ka shkuar në polici, për ta raportuar zhduken e tij dhe aty asaj i është thënë ‘mos u brengosni, ai është i sigurt dhe do të kthehet’. Kjo ishte shenja se diçka nuk ishte në rregull. Mëngjesin e sotëm ajo ka pritur deri në orën 09:00 te spitali, pasi e kishte kuptuar se ishte aty, pa i dhënë askush informacion, por vetëm që ishte nën kujdesin e shërbimit ushtarak dhe se informacione mund të jepte vetëm një doktor i besueshëm.

Ai ka mbetur i palëvizshëm, gjithçka duket se ai është helmuar me agjent nervor. Është interesante se si e arrestuan të nesërmen pasi vendosi kurorë lulesh dhe shprehu ngushëllimet për viktimat civile shqiptare. Askush nuk na thotë asgjë, nuk ka asnjë shpjegim se përse është arrestuar apo për shëndetin e tij. Kjo është torturë, në këto kushte jetojmë, praktikisht nuk ka ditë pa ndonjë lloj kërcënimi, dhe tentativat për vrasje janë po aq të rregullta”, ka deklaruar vajza e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *