KPA rishikon vendimin për ish-prokurorin Besnik Cengu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpallit të martën vendimin mbi ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, mbi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi për subjektin e rivlerësimit, Besnik Cengu.

Procesi i vettingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm të subjektit të rivlerësimit dhe humbjes nga ana e tij të statusit të magjistratit.

KPA vendosi pranimin e ankimit të Komisionerit Publik, duke i shtuar vendimit të KPK-së për pezullimin e vettingut ndaj subjektit edhe ndalimin e përfshirjes së tij për një periudhë 15-vjeçare në institucionet e drejtësisë.

“Përsa kohe keni kërkuar të dilni në pension të parakohshëm, keni shprehur vullnetin për ndërprerjen e procesit të vettingut, me pasojë ligjore ndalimin sipas pikës 2, të nenit b të aneksit të Kushtetutës, për tu emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli,” u shpreh gjatë lenximit të vendimit kryetarja e trupit gjykues, Albana Shtylla.

Ankimi ndaj Cengut në KPA po dëgjohet nga një trupë që përveç Albana Shtyllës, përfshin gjyqtaren Natasha Mulaj si relatore, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz si anëtarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *