Kostot dhe emigracioni “shuajnë” blegtorinë në Shqipëri

Kostot në rritje të blegtorëve kanë bërë që të braktisin tufat e bagëtive dhe si rrjedhim të ketë më pak lëndë të parë për fabrikat e përpunimit të qumështit. Dhe kushtet e vështra të jetesës, kanë nxjerrë në pah emigracionin si të një tjetër faktor ndikues.

Donjaldo Hoxha, Drejtori Ekzekutiv i Industrisë së Përpunimit të Qumështi, thekson se kjo situatë rëndon edhe më shumë krizën në këtë sektor dhe për këtë arsye kërkon të merren masa urgjente.

Nga ana tjetër, kostot e rritura mbi fabrikat, kanë sjellë shtrenjtim prej afro 23 për qind të produkteve të qumështit në treg, gjë që mesa duket është reflektuar në ulje të kërkesës për konsum. Hoxha paralajmëron se nëse nuk merren masa në kohë, për muajt e ardhshëm tregu do të ketë mungesë furnizimi me produkte të stazhionuara, si dhe mund të pritet sërish rritje çmimesh.

Këtë vit Skema Komëbtare parashikonte mbështetjen e sektorit të blegtorisë, por duke vendosur kritere deri diku dhe skualifikuese, gjë që mesa duket nuk ka dhënë efektin e duhur në rritjen e mbarështimit të kafshëve dhe prodhimin e qumështit./scan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *