Kosova feston sot Ditën e Forcës!

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, do të organizojnë sot “Ditën e hapur” nga ora 10:00 deri 13:00. Manifestimi qendror mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, sot nga ora 19:00, mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *