Korrektimi i pagave për fundjavën dhe turnet e dyta, Ibrahimaj: Nga 1 qershori ndryshon ligji për…

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi këtë të hënë se duke nisur nga 1 Qershori, ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat.

Ibrahimaj foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.

Dukuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *