Koreja e Veriut tregon forcën bërthamore/ Analistët: Raketat e saj mund të sfidojnë sistemin e mbrojtjes së SHBA-së

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe vajza Kim Ju Ae kanë marrë pjesë në paradën ushtarake për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të ushtrisë së Koresë së Veriut Sipas mediave të huaja, parada është zhvilluar më datë 8 shkurt, ku Koreja e Veriut ka treguar shfaqjen e saj më të madhe ndonjëherë të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM).

Një numër i madh i analistëve thonë se raketat e Koresë së Veriut mund të sfidojnë potencialisht sistemin e mbrojtjes së SHBA. Më shumë se 10 raketa ICBM me rreze të gjatë u shfaqën në paradën ushtarake të së mërkurës. Analistët thonë se një numër i tillë i raketave, të cilat në teori mund të godasin deri në kontinentin e SHBA, mund të mposhtin mbrojtjen bërthamore të SHBA nëse secila raketë mbante koka të shumta lufte.

Mediat e Koresë së Veriut nuk dhanë detaje, por thanë se një arsenal i tillë demonstroi “aftësitë e fuqishme të parandalimit të luftës dhe kundërsulmit” të vendit.

Paraqitja e Kim Ju-ae, vajzës së udhëheqësit korean, ka nxitur spekulimet se ajo po pozicionohet si pasardhësja e tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *