Korçë/ Kanosën djalin dhe babanë, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri gjatë një konflikti. Bëhet me dije se është vënë në pranga 24-vjeçari Mirjan Sadik pasi u përfshi në konflikt.

Ndërkohë dy vëllezërit janë ende të shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F.R., dhe të babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç. 24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *