Kontejneri në Portin e Durrësit, ja pronari që porositi ngarkesën nga Amerika Latine

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kontejnerin me banane i cili u kap dje në Portin e Durrësit.

Ka qënë kompania “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, e cila   ka porositur ngarkesën nga Amerika Latine.

Burime për median mësojnë se agjentët e shitjeve të kësaj kompanie Nazmi Algjata dhe Altin Muhametaj kanë mohuar të kenë lidhje me hapjen e kontejnerit duke deklaruar se e gjithë porosia është bërë online. Mësohet se ky i fundit ka bërë tre ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës, si dhe në momentin kur ka mbërrit u zbulua se mungonin 49 arka me banane. Sakaq janë arrestuar 16 punonjësit e sigurisë, pasi dyshohet se kontejneri është manipuluar në port.

Task-Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane. Deri tani sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *