Konfiskimi i ndërtimeve pa leje/ Shtyhet seanca në ‘Kushtetuese’

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të diskutohet kërkesa e opozitës, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e qeverisë për konfiskimin e pronave.

Seanca e radhës është shtyrë për në datën 26 Prill në orën 10:00.

Përfaqësuesit e Kuvendit pretenduan se kërkesa e opozitës është e pavlefshme, sa kohë që dy prej deputetëve që kanë firmosur nismën tashmë nuk e gëzojnë mandatin (Grida Duma dhe Alfred Rushaj).

Gazment Bardhi si përfaqësues i opozitës në këtë seancë tha se ky është justifikimi i radhës nga ana e qeverisë, dhe se ata janë të gatshëm nëse duhet që të sigurojnë dhe 28 firma të tjera, duke iu referuar dhe deputetëve që përkrahin Sali Berishën.

“Kolegët tanë deputetë kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Një taktikë për të zvarritur dhe më tej shqyrtimin e kësaj çështjeje. E kemi depozituar që në tetor, do duhet të kishim një shqyrtim shumë kohë më parë nga ana e gjykatës. Me sa duket Këshilli i Ministrave ka vendosur të zvarrisë dhe më tej këtë çështje. Grupi i PD ka më shumë se 28 firma dhe çdo opozitar do ishte i gatshëm të kundërshtonte një akt jokushtetues të Edi Ramës” – deklaroi Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *