Konferenca e Kryetarëve/ Flutura Açka shpërthen me Kritika: PS e ka zgjedhur presidentin e ri, ne po na përdorin si “buzëkuq” në sy të Europës

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa raundi I parë I votimit sipas socialistëve do të jetë data 16 maj.
E para që ka folur nga opozita ka qenë Flutura AçKA ku nuk ka kursyer kritikat ndaj PS.

“Më lejoni të kthehem pas kur u zgjodh Meta që na doli pijanec , ta shohim momentin e zgjedhjes së tij si qytetar i thjeshtë. Ne na ka lënë shijen e keqe mënyrën si u zgjodh presidenti i republikës. Për shkak të asaj që ka ndodhur 4 vite më parë unë kam frikërat e mia. Cfarë ka ndodhur keni sharë keni ngrënë ngjala me atë, e bëtë president, e ofenduat. Ju nuk kërkuat ndjesë shqiptarëve por vetëm e shatë presidentin Meta. Ju hapët një proces që e shitët si të mbyllur nuk kishin pse e bënit publike zgjedhjen e zarfave, 250 presidenta ka shqipëria na sollët shumë kandidatë, sikur spaska gjë të keqe. Ky si proces ndoshta pa dashje u bë disi pis. Huqi nuk ju lë të diskutoni me ne pasi ju keni zgjedhur presidentin dhe ne jemi këtu si buzëkuqi juaj të dukeni bukur para Europës, unë kam frikë se keni zgjedhur presidentin për të mos folurt me emra. Ndonjë qokës ose lëpirës dore mund të zgjidhni për President”, u shpreh Flutura Açka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *