Konferenca e Donatorëve për tërmetin në Turqi/ Shqipëria 1 milion euro ndihmë

Zëvendëskryeministrja e vendit Belinda Balluku ishte e pranishme ditën e djeshme në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Kjo e fundit u mbajt për të mbështetur qytetarët e prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Ministrja u shpreh se Shqipëria do të ndihmojë Turqinë me 1 milion euro për rindërtimin e qyteteve të rrënuara.

“Prezenca e Qeverisë Shqiptare sot në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar në Bruksel nga Komisioni i Bashkimit Europian, por sigurisht edhe nga Presidenca Suedeze është një moment i rëndësishëm solidariteti. Populli ynë e ka provuar gjatë tërmetit të 2019 sesa i rëndësishëm qe dërgimi i solidaritetit nga të gjitha shtetet, sidomos nga shteti turk i cili nisi menjëherë skuadrat e shpëtimit, skuadrat më të specializuara që ekzistojnë në Europë.

Ashtu kemi bërë edhe ne nga momenti i parë, duke dërguar menjëherë një skuadër të përgatitur për ‘search and rescue’, por nga ana tjetër edhe një skuadër me mjek dhe me infermierë. Por, sot këtu në konferencën e donatorëve ne kemi deklaruar se do të mbështesim këtë moment të vështirë për Turqinë me 1 milionë euro, të cilat do të përdoren për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Sigurisht është një shumë modeste, por ne sot kërkojmë të tregojmë solidaritetin tonë dhe respektin që kemi për popullin vëlla turk” – theksoi Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *