Komiteti Olimpik i Kosovës apelon për masa disiplinore ndaj Djokovic

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që të marrin masa disiplinore ndaj tenistit serb, Novak Djokovic.

Të hënën, Djokovic la një mesazh politik në kamerën gjatë turneut “French Open”, kushtuar trazirave që po ndodhin në veri të Kosovës, duke shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”.

Në një letër të shkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi drejtuar IOC-ut, tha se mesazhi i Djokovic shkel parimin themelor të statutit të IOC në pikën e neutralitetit politik.

KOK pretendon se Djokovic përsëri promovoi propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë, duke rritur kështu, nivelin e tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi: “Unë kërkoj me respekt që IOC të reagojë brenda kornizës së saj dhe t’i kërkoj ITF-së të ndjekë parimet e rregulluara nga Karta Olimpike dhe të hetojë për këtë çështje duke hapur një procedim disiplinor kudnër atletit.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *