Komisionerët e PD në KZAZ-të e Dropullit “harrojnë” të shkojnë në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në të gjithë vendin që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ dhe më pas për zonat e tjera më të afërta.

E teksa materialet zgjedhore janë shpërndarë, komisionerët e PD nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e këtyre materialeve. Materialet janë tërhequr në 7 qendra nga 37. Ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët në qendrat e votimit.

Sakaq, komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *