Kokaina e gjetur në kontejnerët e Alba exotic Fruits, SPAK shpall moskompetencën: Nuk kemi gjetur prova për grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion SPAK ka deleguar në Prokurorinë e Durrësit, dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke shpallur moskompetencën.

Arsyeja pse SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje, lidhet me mos gjetjen e prova  për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Durrësit pritet që të kryej hetimet. Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021, ku u kapën 10 kilogramë kokainë. Emri i kompanisë “Alba Exotic Fruit” është i përfshirë edhe në trafikun e 137 kilogramëve kokainë që u zëvendësua me oriz, por në atë kohë kompania dhe zyrtarët e saj nuk rezultuan të implikuar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *