‘Koha për veprim…’!/ Çfarë do të ndodhë në selinë e PD-së? Berisha u bën thirrje demokratëve të shkojnë në selinë ‘Blu’, një ditë pas Kuvendit

Kur u duk sikur çdo gjë mbaroi me kaq, pas Kuvendit të madh një ditë më parë në “Air Albania”, si dhe pas disa shkrimeve të disa përkrahësve të kryetarit Lulzim Basha, se “asgjë nuk do të ndodhte”, duket se vjen surpriza…

Ish-kryeministri Sali Berisha, duket se u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të marrin nën administrim zyrat e selisë së PD-së, ku aktualisht qëndron kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Përmes një statusi nga rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha, ka reaguar një ditë pasi Kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur prej tij, vendosi shkarkimin e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, vendime të cilat sipas selisë blu, “janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë”.

Por ish-kryeministri Berisha, duket se e ka menduar mirë të gjithë “luftën politike” me ish-aleatin e tij, ndaj ka dhënë një mesazh një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, me qëllim që demokratët të mos përgjumen më.

Berisha shkruan në “Facebook” se: “përmes Kuvendit të PD iu dha përgjigje dinjitoze e madhështore kundërshtarëve të tij, ndërsa iu bën thirrje demokratëve të bashkohen në atë që ai e quan “shtëpia e kontributeve, sakrificave dhe idealeve të përbashkëta, Partinë Demokratike”.

Mesazhi i Berishës:

“Te dashur demokrate dhe demokratë!

Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.

Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.

Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.

Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.

Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush,

Sali Berisha!”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *