Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i Berishës dhe Metës, reagon Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reagaur lidhur me regjistrimin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Ai e ka cilësuar atë shkelje të rëndë ligjore, pasi është përdorur sigla dhe emri i PD-së.

‘Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale

PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.’- shkruan Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *