Klajdi Haruni flet për vajzën ideale që do të ketë në krahë: Nuk mendoj se ndikon virgjëria

Këngëtari i dashur për publikun Klajdi Haruni, ka folur si rrallë herë për jetën e tij private. Në një intervistë për “Prive” Haruni u vu në siklet teksa u pyet nga gazetarja nëse e do nusen të virgjër apo jo. Ai ka dhënë një përgjigje të papritur, i cili u shpreh se: “E dua gruan ta dua, nuk mendoj se ndikon virgjëria”.

Ai është treguar shumë i rezervuar saherë bëhet fjalë për jetën e tij private apo sentimentale, ku zgjedh të ndajë shumë pak momente me fansat. Megjithatë, edhe Haruni nuk i ka shpëtuar dot tundimit të rrjeteve sociale pasi në galerinë e fotove të tij në Instagram ai ka postuar një foto, ku shfaqej krah të dashurës, me të cilën kishte zgjedhur të kalonte një ditë të qetë në natyrë e larg zhurmës së qytetit.

Fotoja është realizuar shumë larg çiftit dhe për këtë arsye është e pamundur që të dallohet identiteti i saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *