“Kjo është bluza e Nuredin Dumanit”, ekspertja e ADN-së: Do i kalojë edhe Balistikës për përcaktimin e qitjes

Bluza që u gjet në vendin ku mbeti i plagosur Nuredin Dumani, një dëshmitar drejtësie i cili u arrestua jo shumë larg në kohë mbas atentatit të dështuar, ndodhet në Institutin e Policisë Shkencore.

“Kemi konstatuar një vrime te vogël ne këtë bluzë që duhet të jetë shkaktuar me armë zjarri, vëmë metrin për ta fokusuar me nga afër dhe për ta paraqitur ne tabelën fotografike dhe e fokusojmë . Kjo bluze do i kaloje edhe sektorit tjetër te balistikes qe do procedoje me te tjera egzaminime qe do tregoje këndin e qitjes, ne si biologe nëse ka apo jo prani te gjakut human dhe quhet test i thjeshte. Ne rastin konkret njolla është e padukshme dhe njolla nuk duket shume mire dhe për ne mjafton qe te marrim vetëm një sasi te vogël për te përftuar një profil te AND  nga shtetasi qe i ka mbetur , mjafton vetëm një pjesëz kaq e vogël për të përftuar profil gjenetik të plotë”, tha ekspertja e ADN Armanda Deda.

“Gjëja e parë ne shohim çdo provë , dhe nuk lejojmë që të lëvizet, në qoftë se aty është një bisht cigareje i paketojmë veç e veç, dhe kështu kryhet ekzaminimet. Ato konat që ne shohim në vendngjarje, tregojnë provat dhe fiksimin e vendngjarjen “

Një provë e tillë ishte edhe maska anti-covid e vrasësit Ernejt Shyti e flaku mbasi vrau Behar Sofinë. Në maskën e tij ku u gjetën mbetje pështyme u gjet profili i atentatorit.

“Në bashkëpunuam me sektorin e ADN dhe vrasjeve në drejtorinë e Tiranës, na erdhi telefoni i kriminelit ku ne përftuam mesazhet që kishte komunikuar në lidhje me viktimën”, tha eksperti.

Njësoj me profil AND ekspertët nxorën në dritë identitetin e Mikel Shallarit, i cili mbasi vrau kryekomisarin Artan Cuku i zhveshi rrobat dhe I hodhi në një kosh mbeturinash. Por gjatë vrapit të arratisjes vrasësi i kishte mbajtur duart në xhepa dhe djersa e lënë aty e tradhtoi.

“Vrasja e krye me mbytje me duar dhe ne duart e viktimës gjate përpjekjeve kishte mbetur një material prej te cilit ne përfituam te dhëna. Mandej autori ishte larguar, por ne e depozituam si te dhëna dhe kur ai u kthye ne e krahasuam te dhënën e AND dhe me pas konfirmuam ai e kishte vrare”, tha Armanda Deda.

“Në këndvështrimin tim nuk ka akt të rëndësishëm dhe të parëndësishëm. Eksperti bën betimin para gjykatës dhe mban përgjegjësi individuale dhe ruan sekretin e aktit të ekspertimit . Ky dokument quhet dokument sekreti hyn deri në momentin që shkon në gjykatë. Dua që ekspertët e mi të jenë në nivel të padiskutueshëm , por e thënë më troç më shqip, për sa i përket dhe këtu janë ekspertizat e krimit kompjuterit ditur dhe në këtë pikë ne jemi pak defiçentë sepse ka shumë dhe kështu ne kërkuar zgjatje hetimore. Akte hetimore janë ekzaminimet e pronave që është një punë voluminoze dhe se ke të bësh me pronën e qytetarit”, tha Niko Brahimi.

Instituti i Policisë Shkencore është padyshim mjeti më i fuqishëm i zbërthimit dhe zbardhjes së një ngjarjeje, që vlerëson qindra elementë sado pak mikroskopikë si një njollë gjaku apo edhe mbetje të tjera biologjike. prej këtu u zbulua se si u vra Regis Runaj , për të cilin Erjon Alibeaj porositi të kryhej në mënyrë sa më të dhunshme për të dërguar policinë drejt një piste tjetër të gabuar, atë të vrasjes për shkak të një grabitjeje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *