Kishte kaq shumë sa nuk dinte ku ta vite! Kapet shqiptari me 476 kg kokainë në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali ditën e sotme pasi drejtonte një kamion në të cilin u gjet 467 kg kokainë.

Shqiptari me iniciale C.E rezulton të jetë banues në Firence dhe pronar i dy kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit. Ajo që e ‘tradhtoi’ shqiptarin ishte rruga që përshkoi të cilës i ra në mënyrë ‘zig zage’ duke ngritur dyshimet tek policia.

Pas manovrave jo normale që bënte me kamionin, shqiptari u ndalua dhe kërkimi poshtë veglave që kishte zbuloi kokainën.

Komisioneri i policisë së Arezzo-s, Dario Sallustio dhe koloneli Adriano Lo Vito, komandanti provincial i Guardia di Finanza-s të Arezzo-s, shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për rezultatin e operacionit, i cili sipas tyre është dëshmi e efektivitetit të rrjetit të kontrollit të vazhdueshëm.

Shqiptari të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti ndodhet pas hekurave. Në pritje të mbajtjes së seancës paraprake.

/Burimi: Arezzonotizie/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *