Kishte fshehur 50 pako drogë në shasinë e makinës, arrestohet shqiptari në kufirin grek!

Gjatë një operacioni në aksin Kakavijë – Janinë, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili po udhëtonte me një mjet tip ‘Seat Altea’  dhe po vinte nga kufiri (ndoshta nga dogana).  Gjatë operacionit, në shasinë e mjetit janë gjendur  janë sekuestruar 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë.

Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar 300 euro dhe 1 celular

 

Njoftimi:

Operacioni në aksin Kakavijë – Janinë, në vendin e quajtur Kallpaq. Eshtë ndaluar një mjet Seat Altea që vinte nga kufiri (ndoshta nga dogana) dhe është arrestuar shoferi, shtetas shqiptar.

Janë gjetur në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë. U sekuestruan 300 euro dhe 1 celular.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *