Kinë/ Hiqet karantinimi i detyrueshëm për vizitorët

Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e karantinës për vizitorët që hyjnë në këtë shtet, pas gati tre vjetësh. Kjo masë u mor pavarësisht faktit se vendi po lufton me një valë të re të koronavirusit.

Udhëtarët e parë në Kinë u shprehën të lehtësuar që nuk duhej të kalonin nëpër masat e detyrueshme të karantinës. Po ashtu kinezët nxituan të planifikonin udhëtime jashtë vendit pasi zyrtarët njoftuan muajin e kaluar se nisën lehtësimin e masave.

Por, ndryshimi i papritur i politikave kundër koronavirusit, ekspozoi ndaj virusit shumë nga 1.4 miliard banorët e Kinës, duke nxitur një valë të re infektimesh që ka mbingarkuar spitalet, ka zbrazur raftet në farmaci dhe ka shkaktuar një alarm ndërkombëtar.

Rritja e pritshme e numrit të turistëve ka bërë që shumë shtete në mbarë botën të kërkojnë që vizitorët nga Kina të paraqesin teste negative për COVID-19. Kina i ka quajtur këto kufizime “të papranueshme”./ REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *