Kina zyrtare: Respektojmë sovranitetin e vendeve të ish-BRSS

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning ka bërë me dije se Kina respekton sovranitetin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. Sqarimi vjen pasi ambasadori kinez në Francë Lu Shaye tha gjatë një interviste televizive se ish-vendet sovjetike, përfshirë shtetet baltike, nuk kanë “status efektiv në të drejtën ndërkombëtare”.

“Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina ishte një nga vendet e para që vendosi lidhje diplomatike me vendet në fjalë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, Kina ka respektuar gjithmonë parimet e kërkesës reciproke dhe barazisë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe miqësore dhe bashkëpunuese”, tha Mao.

Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe mbështet qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, shtoi Mao.

Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës ose të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave të saj, në vend të kësaj duke kërkuar përmbajtje nga “të gjitha palët” dhe duke akuzuar NATO-n për nxitjen e konfliktit. Ajo gjithashtu ka vazhduar të thellojë lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Moskën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *