Kina nis stërvitjet ushtarake në Tajvan, avionë dhe anije luftarake rrethojnë rajonin

Kina së fundmi i ka bërë një paralajmërim Tajvanit, duke nisur stërvitjet ushtarake tre ditore me rrethimin e rajonit. Raportohet se avionë luftarakë, anije dhe bombarduese janë vendosur rreth ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm dhe qëndrim parandalues.

Forcat e armatosura kineze njoftuan se do të fillojnë sot stërvitjet ushtarake treditore,vetëm një ditë pasi presidentja e Tajvanit Tsai Ing-Ëen u kthye nga SHBA. Sipas planifikimit Kina do të kryejë patrullim të kombinuar me gatishmërinë luftarake dhe stërvitje rreth ngushticës së Tajvanit, si dhe në veri, jug dhe lindje të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit pikasi tetë anije luftarake kineze dhe 42 avionë ushtarakë rreth ishullit. 29 avionë kaluan vijën që ndan Kinën nga Tajvani. Ministria pohoi gjithashtu se Kina po përdorte vizitën e Tsai në SHBA si një “arsyetim për të kryer stërvitje ushtarake, e cila ka dëmtuar seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon“. Ndër të tjera ajo shprehu gjithashtu ‘dënimi të veprimeve të tilla irracionale’.

Nga ana tjetër edhe Presidenti Tsai Ing-ëen Tsai denoncoi menjëherë stërvitjet, duke u zotuar se do të punonte me ‘SHBA-në dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim’ përballë ‘ekspozimit të vazhdueshëm autoritar’.

Stërvitjet “shërbejnë si një paralajmërim serioz kundër marrëveshjeve të fshehta midis forcave separatiste që kërkojnë “pavarësinë e Tajvanit” dhe forcave të jashtme, si dhe veprimet e tyre provokuese,” paralajmëroi në një deklaratë zëdhënësi ushtarak kinez Xi Yi.Daily mail

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *