Kina miraton ilaçin e Pfizer kundër Covid-19

Kina po përballet me një valë të re infektimesh të koronavirusit dhe për këtë shkak autoritetet kanë vendosur të shprëndajnë ilaçin Paxlovid të prodhuar nga kompania farmaceutike Pfizer. Pekini zyrtar njoftoi se fillimisht do të trajnohen mjekët, e më pas këta të fundit do u shpjegojnë pacientëve mënyrat e përdorimit.

Nuk bëhet ende e ditur se kur do të fillojë shprëndarja e këtij ilaçi. Paxlovid është i vetmi ilaç i huaj për trajtimin e Covid-it që është miratuar nga rregullatori i Kinës për përdorim kombëtar. Një ilaç tjetër, për përdorim oral, i prodhuar nga China’s Genuine Biotech, është miratuar gjithashtu.

Spitalet në kryeqytetin kinez janë të mbingarkuara, teksa shifra e personave të infektuar me koronavirusin dyshohet të ketë arritur deri në 37 milionë në ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *