Kina mbështet Serbinë: Kundërshtojmë veprimet e njëanshme të Kosovës

Kina ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, për shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës, la fajtor dështimin për të respektuar të drejtat politike serbe.

“Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës”, tha Mao gjatë një konference për media, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *