Kim zbulon vendin e çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie intime ‘për nder’ të gjyshes së saj

Kim Kardashian ka folur pa doreza për jetën e saj seksuale me Pete Davidson, ndonëse kanë disa muaj që janë ndarë. Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, ajo u takua me gjyshen e saj Mary Jo “MJ” Shannon, nënën e Kris Jenner dhe motrën Khloé Kardashian, ku tregoi më shumë për herën kur kishte kryer marrëdhënie me Pete në një hotel në Los Anxheles. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Interesant ishte vendi dhe arsyeja pse ish-çifti kishin kryer marrëdhënie atëherë.

“E dini çfarë është kaq e çmendur?” -iu drejtua ajo gjyshes. “Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills dhe ishim ulur para oxhakut, duke folur për orë të tëra dhe unë thashë: “Gjyshja ime më ka thënë që vërtet jeton jetën kur bën seks përpara oxhakut, dhe kështu bëmë seks para oxhakut për nderin tënd”. “E di që është vërtet rrëqethëse”, shtoi ajo duke qeshur. Nëse mendoni se MJ u vendos në siklet para mbesave të saj e keni gabim, ajo u shpreh: “E di, dikur kam qenë edhe unë e re.”

Kujtojmë që Kim dhe Pete ‘ndezën’ për herë të parë thashethemet për një romancë të mundshme kur u puthën gjatë një skeçi në debutimin e saj në “SNL” tetorin e kaluar.

Më vonë, u fotografuan të kapur për dore në fermën Knott’s Berry. Pete konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tij me Kim në shkurt 2022, duke e quajtur atë “të dashurën e tij”. Në gusht të këtij viti, çifti u nda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *