Kim Kardashian merr urdhër mbrojtje ndaj fansit të saj

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kim Kardashian, mori një urdhër mbrojtje kundër një personi. Ai jo vetëm u shfaq në shtëpinë e saj disa herë por gjithashtu pretendoi se ishte i armatosur. Ekipi ligjor i Kim ishte në gjykatë të hënën kur asaj iu dha një urdhër ndalimi kundër Andre Persaud. Vendimi do të thotë se Persaud është i ndaluar të kontaktojë Kim-in dhe duhet të qëndrojë të paktën 100 metra larg saj.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga ‘TMZ’, Persaud u paraqit në shtëpinë e saj të paktën 3 herë në gusht, ajo thotë se nuk e kishte takuar kurrë djalin dhe ishte e shqetësuar se ai mund t’i përshkallëzonte gjërat në dhunë fizike, veçanërisht duke pasur parasysh faktin Persaud dyshohet se ishte i armatosur.

Gjithashtu, dyshohet se Persaud postoi për Kim në mediat sociale dhe në një rast të veçantë Kim thotë se ai “pohoi se kisha komunikuar me të në mënyrë telepatike”.

Si pjesë e urdhrit, Persaud-it i ndalohet gjithashtu të posedojë armë dhe duhet t’i dorëzojë organeve të rendit çdo armë zjarri që ai ka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *