Kim Kardashian dhe Kanye West më në fund arrijnë marrëveshjen për divorc

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur më në fund një marrëveshje divorci. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i njohur i ish-çiftit për CNN.

Sipas marrëveshjes, Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, dhe ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre. Kardashian bëri kërkesën për divorc nga West në shkurt të vitit 2021, duke përmendur dallime të papajtueshme.

Ata u martuan në Itali në vitin 2014. Ndërsa, në mars të vitit 2022, Kardashian u shpall ligjërisht beqare pasi iu dha një kërkesë për të ndryshuar statusin e saj martesor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *