“Sa i mjerë është përçmimi ynë”/ Kiara thumbon Arbanën pas spektaklit

Big Brother në këtë sezon po bëhet mjaft interesant jashtë shtëpisë, me përplasje të vazhdueshme, ku është përfshirë edhe vetë moderatorja e emisionit, që gjatë ditës së djeshme ‘sulmoi’ Luizin edhe përmes deklaratave për Kiarën.

 “Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë”, tha Luizi, të cilit Arbana ia ktheu duke i thënë:

“Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”

Deklarata e moderatores është kritikuar në rrjet dhe duket se pakënaqësi ka pasur edhe te Kiara, e cila megjithëse mbrëmjen e kaluar nuk kishte argument për të mbrojtur veten, ka reaguar pas spektaklit. Ajo ka ndarë në Instagram një thënie ku shkruhet: “Është e çuditshme se si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”.

Më pas ka postuar edhe një foto me Luizin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *