Këshillat/ PS merr shumicën edhe në Gjirokastër

Gjirokastër janë numëruar 67 nga 67 kuti votimi. Nga 31 këshilltarë gjithsej PS kryeson me 21 mandate me 55.44 % të votave, e ndjekur nga BF që merr 5 mandate me 14.66 % të votave. PD merr 2 mandate me 6.62 % të votave ndërsa PSD, Partia Republikane marrin nga 1 mandat.

Memaliaj, nga 15 këshilltarë, Partia Socialiste ka fituar 35.69 % duke siguruar 7 mandate, ndërsa është pasuar nga BF me 16.72 % duke marrë 3 mandate. PD ka siguruar 2 mandate me 10.30% të votave. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PSD, PAA, PDS.

Numërimi ka përfunduar në Bashkinë Dropull. Edhe këtu Partia Socialiste marr shumicën me 64.36 % duke siguruar 15 mandate. “BF” ka fituar 13.60 % duke siguruar vetëm 3 mandate. MEGA merr 2 mandate ose 8.84% dhe 1 mandat e merr PDS ose 4.59%.

Përmet nga 15 këshilltarë, shumicën dërrmuese e merr PS, pra 8 mandate ose 37.35%. BF që pretendonte se do linte pas PD nuk ka marrë më shumë se 1 mandat ose 8.20%. Edhe PD mori 1 mandat. PSD e Tom Doshit që është parti faktor në thuajse të gjithë veriun, ka marrë 2 mandate ose 8.98%. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PLL, ABDE dhe ADK.

Këlcyrë PS ka marrë 14% të votave duke u siguruar 3 mandate. Nga ana tjetër BF ka mundur të marrë vetëm 5.41 % dhe 1 mandat. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PAA, PR, Aleanca Liberale e Djthtë, PSD, PD, LZHK, PDIU, AD, LRE, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.

Tepelena i ka besuar 11 mandate/54.5% nga 15 gjithsej ndërsa BF nuk i ka kaluar 8.7 % me vetëm 1 mandat. Nga 1 mandat kanë siguruar edhe PR, PSD e PD.

Ndërsa në Libohovë PS ka fituar 47.23 % të votave ndërsa BF me 26.85 % duke siguruar 5 mandate. PD merr 2 mandate me 11.09% të votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *