Këshillat Bashkiakë/ Ky është qyteti ku Partia Komuniste mori një mandat

Numërimi për anëtarët e këshillave bashkiakë po shkon drejt fundit. Aktualisht numërimi vijon ende në 6 bashki.

Në shkallë vendi vetëm 4 bashki nuk i përkasin Partisë Socialiste, të paktën deri më tani. Sakaq, shumica e mandateve në Malësi të Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz dhe Pukë shkojnë për PSD.

Ndërkohë të paktën në një bashki të vendit, Partia Komuniste ka mundur të marrë një vend në Këshillin Bashkiak. Bëhet fjalë për Bulqizën. Partia Komuniste është në mesin e 9 partive të tjera që kanë marrë nga 1 mandat. Listën në Bulqizë e kryeson PS me 9 mandate e ndjekur nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 3 mandate.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *