Arrestimi i Fredi Belerit/ Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke vjen në Shqipëri

Me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos viziton sot Shqipërinë.

Së bashku me ambasadoren greke më Shqipëri ata planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, informim për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *