Këshilla e Arbër Hajdarit për çiftin Kiara-Luiz

Gjithmonë e shohim fjalëpak dhe të ftohtë me mendimet e tij në rolin e opinionistit të “Big Brother VIP”. Por, të gjithë jemi kuriozë se çfarë mendon ai realisht dhe cilat janë ato gjëra që nuk ua thotë dot banorëve prej faktit se s’duhet të ndikojë në lojë.

I ftuar në festën e organizuar në kuadër të 25 viteve të krijimit të “Top Albania Radio”, Arbëri nuk i ka shpëtuar gazetarëve para hyrjes.

Dhe mes pyetjeve që i janë bërë, ishte edhe se çfarë këshille do i jepte çiftit Luiz-Kiara.

“Do t’i këshilloja t’i merrnin gjëra hap pas hapi” – u shpreh Hajdari shkurt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *