Kërkesa e PDIU, hapet kutia në Mallakastër, zbulohen parregullsi

KAS ka vendosur që të hapë një kuti votimi në Mallakastër pas kërkesës së PDIU-së. Sipas PDIU-së ata pretendojnë se kanë humbur një mandate në Këshillin Bashkiak dhe votat ja kanë kaluar një subjekti tjetër.

KAS ka vendosur të hap një kuti votimi ku rezulton se PS ka 97 vota, dhe në procesverbal ishin shënuar 161 vota.

Brenda në kuti votimi ishin 63 vota për PDIU-n, ndërsa në procesverbal nuk kishte asnjë votë. Ndërsa në PS ka 97 vota, ndërsa në procesverbal i janë shënuar 161 vota.

Votat e PDIU-së i kishin kaluar PS-së në procesverbal, duke e lënë partinë pa mandat të dytë në Këshillin Bashkiak në këtë Bashki. Por nga numërimi i votave u vendos që mandati i PS-së t’i kaloj PDIU-së. Kështu PDIU është me 2 mandate në Këshillin Bashkiak, ndërsa PS-ja ngel me 8 mandate.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *