Kërcënoi Ramën dhe djalin e tij, 1 vit burg për 62-vjeçarin

Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Ai përfitoi uljen e 1/3 të dënimit dhe do të vuajë 8 muaj heqje lirie. Në seancën gjyqësore, i pandehuri tha: “Kërkoj mëshirë nga gjykata dhe jam penduar”. Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ishte i stresuar, por prokuroria e Tiranës këmbëngulte se kërcënimi i kryeministrit ishte real për shkak të urrejtjes së shfaqur gjatë transmetimit live në televizion.

“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha ai./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *