“Kemi shumë potencialitet”/ Luca i lutet ministres: I kam ra në gjunjë, motër a do bësh diçka për ne?

Biznesmeni Gjergj Luca ka qenë i pranishëm në prezantimin e sotëm të buxhetit për peshkimin. Ai është shprehur i shqetësuar për funksionimin e këtij sektori dhe është shprehur se ka shumë ngërçe.

Luca ka thënë se është arritje mjaft e madhe nafta që tashmë është barazuar në të gjitha tregjet e që sot jemi në bursë. Një ngërç sipas Lucës janë markatat. Në mënyrë të përsëritur Luca i është lutur ministres që të bëjë diçka në lidhje më peshkimin pasi nëse investohet ka shumë potencial dhe rrit ekonominë e vendit.

Fjala e Gjergj Lucës:

Sektor më i rëndësishëm, nuk dimë se kujt t’ia vemë peshën më të rëndë. Hallet ua kemi shprehur, kjo është vizita e katërt, ne kemi vendosur një parullë atje, se po vjen një burrë që do mbajë fjalën. Arritja jonë ka qënë nafta se na barazon me të gjitha tregjet, sot jemi në bursë. Kjo e shkretë naftë ka shumë kosto te ne, ne bëjmë debate që të jemi transparentë, që të ngarkohemi me TVSH e naftës. Ka një ngërc që ne diskutojmë, janë markatat. E gjithë bota peshkun e çon në markatë. Kur bëhet disdribucioni, ne përdorim TVSH. Asnjëri prej nesh që jemi të copëtuar nuk futemi dot pasi kemi magazina të vogla, nuk kemi mundësi të kontrollojmë produktet tona. Unë do kisha një dicka tjetër.

Është e gjitha fushë e hapur beteje. Do ikim në Senegal, po shikojmë të ikim në Libi, aty ku turqit janë mizorë, pse jo. Ne shkojmë gjujmë në ato vende, është njësoj si të kesh një serë në tokë. Duam të bëjmë një bum përpara që anijet tona të shkojnë të peshkojnë atje ku është prodhimi. Gjithë ai mall është made in albania. A ka mundësi shteti shqiptar, që sot ka atë ministre, e cila nuk ka pa as majtas as djathas. Se unë i kam ra në qafë, e kena lënë me ik në Lezhë, unë ia kam bo rrugën në zgjedhje, i kam thënë të lutem, i kam ra në gjunjë, hajde ikim bëjmë investim. Kjo nuk ka pa as ktej as anej, motër a ke mundësi të bësh dicka për ne, të lutem, a do bësh dicka për ne. Kemi shumë potencialitet, peshkimin keni për ta pas me 30% ngritje. Shumë faleminderit se tani më kapi ajo mu…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *