Kë po ‘thumbojnë’ Beatrix Ramosaj dhe Atdhe Xharavina në rrjetet sociale?

Buja e konfirmimit publik të ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, ishte e madhe. Por, pas këtij momenti në qendër të vëmendjes ishte edhe Beatrix, pasi u duk se ish- konkurenti i ‘Për’Puthen’ Atdhe Xharavina, “iu vu pas” Beatrix Ramosajt.

Kanë qenë të shumta flirtimet e dyshes në rrjetet sociale, të cilat shpesh herë merreshin në kuadrin e ‘hakmarrjes’. Dukej sikur Trixa dhe Atdheu, të lënë jashtë në historinë Bora-Donald, mblodhën forcat duke thumbuar çiftin.

Por së fundmi, ish-konkurenti i Për’puthen ka trazuar ujërat. Atdheu nuk ka harruar të lërë një koment “pikant” poshtë fotos së fundit të Beatrix në Instagram. Teksa kjo e fundit ka pozuar sensuale me një kostum sportiv, Xharavina shkruan: “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”

Këtë herë këngëtarja vendosi t’i përgjigjej vetëm me disa emoji.

Kujtojmë që përpos lidhjes së Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip”, edhe Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjet për një romancë me Atdhe Xharavinën. Ndonëse këto dyshime nuk u sqaruan kurrë, ish-konkurenti shpesh herë ka konfuzuar me deklaratat dhe statuset e tij që lidheshin me moderatoren.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *