Kazakistani në flakë/ Tre policë gjenden me kokë të prerë. Dhjetëra të vrarë mes protestuesve. Qytetarët akuzojnë Moskën për përdorimin e armëve

Mes zhvillimeve të fundit nga trazirat masive në Kazakistan, trupat e tre policëve të vrarë me prerje koke nga turmat ishin gjetur në rrugë.

Trupa “paqeruajtëse” ruse dhe autoblinda po dërgohen në republikën ish-sovjetike për shtypjen e protestave të nisura prej të dielës mbi rritjen e papritur të çmimeve të karburanteve dhe energjisë.

Vendi është një nga eksportuesit kryesorë të gazit e naftës në botë.

Kazakistan

Mediat thonë se në total, 13 policë janë vrarë teksa qeveria tha se prerja e kokës së tre viktimave të fundit, tregon se “trazirat kanë natyrë terroriste”.

Ende nuk dihet numri i protestuesve të vrarë, që logjikisht llogaritet të jetë më i madh se ai i policëve.

Ende nuk duhet kush ka kryer vrasjet e fundit apo nëse viktimat ishin gjallë, apo trupat e tyre u gjymtuan pas vdekjes.

Rreth 353 oficerë janë plagosur gjatë protestave të dhunshme në Almaty dhe rreth 2000 protestues janë arrestuar.

Rusia raprotohet se ka dërguar 3,000 trupa në Kazakistan dhe rreth 500 në Bjellorusi, shkruan britanikja “The Sun”.

Në një prej videove shiheshin protestuesit që formonin një “mburojë njerëzore” jashtë një spitali pasi kundërshtonin faktin që policëve po u jepej prioritet ndaj demonstruesve të plagosur.

Screenshot 9

Në një tjetër video shokuese tregoheshin ato që dukeshin si trupa protestuesish të vrarë në trazirat e përgjakshme.

Komentet në pamje thonin: “Kufoma, trupa protestuesish. Të rinj mosha të ndryshme, janë të gjithë protestues”.

Kamera më pas afrohet te një prej trupave:

“Ky ketu ka kryer një operacion, shiheni qepjen, por ka vdekur gjithsesi”.

Gjatë natës zëdhënësi i policisë Saltanat Azirbek pranonte vrasjen e dhjetëra protestuesve, sipas “The Sun”.

Upload 2022 01 06t061350z 1594418935 Rc2itr9s9ojl Rtrmadp 3 Kazakhstan Protests Pic 32ratio 1200x800 1200x800 92995

“Forcat ekstremiste tentuan të bastisin ndërtesat qeveritare në Almaty prandaj dhjetëra sulmues u eliminuan, identitetet e tyre po përcaktohen”.

Videot tregonin gjithashtu grabitje të dyqaneve në qytetet, ku disa supermarkete ishin të zbrazura mes trazirave masive.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha mbrëmë: “Sot i bëj thirrje vendeve aleate të ndihmojnë Kazakistani për të kaluar këtë kërcënim terrorist”.

Raportime televizive flisnin për më shumë se 1,000 të plagosur gjatë dhunës,400 prej të cilëve ishin dërguar në spitale.

/Burimi: The Sun/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *