Kavajë/ E dënuar me 2 vite burg, arrestohet 33-vjeçarja (Emri + Foto)

Policia e Kavajës ka vënë në pranga Marsida Qatjan e cila rezulton e dënuar me 2 vite burg. Në vitin 2019, ajo përshtati për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, humbi jetën një shtetas.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas”, thotë policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *