Katedralja e ‘Shën Palit’ bën bashkë të djathtë e të majtë

Ditën e sotme, kremtohen Pashkët. Një festë që shënon ringjalljen e Jezusit, një simbolikë e shpresës dhe dashurisë.

Në katedralen e “Shën Palit”, është organizuar dhe ceremonia që përveç besimtarëve të zakonshëm, kanë qënë prezent dhe personalite nga fusha e politikës.

Ka qenë pjesë, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, Enkeljd Alibeaj, Belind Këlliçi, Meta dhe Kryemadhi, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë gjithashtu ka thënë se kisha e “Shën Prokopit” në kodrat e Liqenit, do të shembet për t’u rindërtuar sipas stilit të nevojshëm.

Kreu i PL-së Ilir Meta, uroi gjithashtu besimtarët, ku sakaq njoftoi se këtë herë Pashka ka qëlluar me ditëlindjen e Kryemadhit, e cila rrëfeu se ia kishte thyer vezën e Pashkës Metës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *