Katastrofa mjedisore në Fier, reagon PD: Mafia e inceneratorëve po shkakton një dëm katastrofik!

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me zjarrin që ka pushtuar Fierin prej ditësh, si pasojë e djegies së plehrave. Ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj që ka folur, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka zhvatur 26.5 milionë euro taksa nga shqiptarët.

Sipas Alibeaj-t kjo është një katastrofë mjedisore autorët e së cilës PD i ka denoncuar në SPAK. Ai i kërkon drejtësisë të veprojë para se të jetë vonë pasi është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv në fakt, që është shkaku i vërtetë i kësaj gjendje katastrofale. Mjafton ta shikoni sa e rëndë është situata, sa e rëndë është papërgjegjshmëria në fakt. Pasojat e këtij tymi janë jo vetëm juridike, politikë por edhe shëndetësore.

“Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv në fakt, që është shkaku i vërtetë i kësaj gjendje katastrofale. Mjafton ta shikoni sa e rëndë është situata, sa e rëndë është papërgjegjshmëria në fakt. Pasojat e këtij tymi janë jo vetëm juridike, politikë por edhe shëndetësore.

Katastrofa mjedisore që familjet fierake po pësojnë është produkt i mafies së inceneratorëve, që në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, dhe në këmbim kanë dhënë vetëm këtë tym toksik që po detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të gjithë e mbani mend se si Rama mashtronte se në dhjetor 2020 inceneratori do të ishte gati. Sot inceneratori ka djegur vetëm paratë e qytetarëve, sepse plehrat digjen në qiell të hapur. Ky nuk është vetëm mashtrim, ky nuk është as aksident, por është një krim i qëllimshëm kundër banorëve të këtij qytetit nga ata që kanë zgjedhur të punojnë vetëm për interesat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Kjo skemë mafioze është modeli me të cilin ka shkatërruar vendin Rama dhe tani po shkatërron shëndetin e qytetarëve. Pasuron klientët e tij, për të vjedhur me ta zgjedhjet, dhe pasi masakron zgjedhjet, masakron shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK aferën e inceneratorëve, sot si banorë të këtij qytetit, si familjarë, si prindër i kërkojmë SPAK-ut të veprojë me urgjencë. Nuk duhet të largohen fierakët nga shtëpit e tyre, duhet të larguohet regjimi i pakicës i drejtuar nga Edi Rama, që po kanos shëndetin e të gjithëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *