KAS pas ‘ekspertizës’ së kutisë së çarë të Kurbinit: Nuk numërohet!

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të refuzojë kërkesën e Dashamir Shehit, për rinumërimin e një kutie në KZAZ-në numër 15 në Kurbin. Duke sjellë kutinë mbi tryezë, anëtarët e KAS vlerësuan nga vëzhgimi me sy të lirë i saj, se kutia ka një çarje në fund nga e cila mund të jenë future ose hequr fletë votimi, e për pasojë mund të jetë e manipuluar.

Kutia i përket fshatit Shpërdhet në Mamurras, që sipas Aleancës Progresiste LZHK, është e rregullt dhe duhej numëruar pasi mund të ndikonte në rezultatin për këshillin bashkiak të Kurbinit.

Partia Socialiste doli forca e parë në Kurbin, duke siguruar 9 vende në këshillin bashkiak, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 6 vende ne këshill dhe Partia Socialdemokrate me 3 vende. KZAZ-ja nr 15 bëri të ditur se një kuti nuk ishte  numëruar kur shpalli rezultatin, për shkak se u dëmtua gjatë transportit nga qendra e votimit për në qendrën e numërimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *