Karkalecat ‘dasëm’ në të mbjella/ Braçe sulmon Krifcën: Dëmi i madh, ajo se prishë terezinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar sërish ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Edhe këtë herë, Braçe ka lëshuar akuza lidhur me mosveprimin ndaj alarmit që vunë fermerët që po përballen me karkalecat, por ministria ende nuk e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë. Tashmë jemi në situatën kur të mbjellat po dëmtohen nga insektet, e nuk ka mbetur më asgjë për t’u bërë.

“Tërbuf-linja plug, Sopëz, Spolatë e vijim; karkaleci po bën e do bëjë namin! Tre muaj më parë, fiks në 25 shkurt, në Sopëz me Gazin, një bujk i rëndësishëm, paralajmëruam situatën që po vinte me karkalecin! Gazi dhe gjithë bujqit e Sopëzës, zonës më gjerë njohin tokën, ç’ndodh me të dhe vunë alarmin! Sot gjendja është siç lajmëruan ata! Sot jemi në ditën kur pasi ti ke vënë alarmin, verifikohet që ministria as që të dëgjon për punë! Zero! Një ministër e tre zëvendësministra, drejtorë pa hesap që as e prishën terezinë për të marrë masa e ndihmuar bujqit, mbrojtur prodhimin! Sot jemi në ditën kur si deputet të duket vetja i pavlerë, i pamundur të ndihmosh njerëzit; sot jemi në ditën kur ti merresh me hallin e bujqve e këta të zyrave merren me ty! Vjet, për shkak të karkalecit, shumica e shalqinit u dëmtua; këtë vit aureli nga Sopëza, Sahiti nga Sektori më thonë që karkaleci është edhe më shumë se vjet; dëmi do jetë edhe më i madh! Vjet na kapi gafil, këtë vit ama jo, shkurti-kur bujqit dhanë alarmin, ishte mjaftueshëm herët për të bërë punën! Tani gjithkush bën sikur nuk dëgjon, sikur bën punë të mbajë përgjegjësi!,”-shkruan Braçe në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që nga ana e Ministrisë së Bujqësisë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me situatën e krijuar në zonën e Myzeqesë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *