“Kaosi në PD”/ Grida Duma: Fjala ‘llum’ nuk ishte për PD-në

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma, ka folur rreth situatës kaotike në PD deh shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, të cili gjithashtu e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar.

E ftuar në AbcNews, Duma tha se vendimi është marrë nga kryetari, i drejtë ose jo dhe se nuk ka aspak lidhje me qëndrimin që kanë mbajtur Noka për aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fjala ‘llum’, sipas Dumës nuk ka ekzistuar në asnjë moment kundrejt demokratëve. Nënkryetarja tha se këtë term, Basha nuk e kishte as për bazën e PD-së apo për folësit, por për njerëzit që i shërbejnë axhendës së kryeministrit Edi Rama.

Përsa u përket demokratëve që ndjekin aksionin e Berishës, Duma tha se janë treguar tërësisht emocionale. Ajo shtoi se shqetësim është baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Dumës, forcimi i marrëdhënieve me PD me SHBA është arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti.

“Të vish në një rend dite për të folur dhe t’i i çon akuza për një vendim mbi vendimin e SHBA-së…Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe t’i ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës. Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve nuk ekzistoi në asnjë moment. Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte as me bazën, jo, e jo, dhe as me asnjërin nga folësit. Ishte për njerëzit që ndjekin axhendën e Ramës. Sa kritika janë thënë kundrejt Bashës dhe ai i ka mirëpritur. Unë mendoj se përgjegjësia qëndron tek lidershipi dhe vendimi i marrë pas vendimit të SHBA-së është racional. Kjo qartësi dhe se si u mor si vendim, mund të ketë nevojë për më shumë qartësim. Por kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka zgjedhur këtë për të mos krijuar pikërisht këtë situatë ‘i thashë’ ‘më tha’ dhe ‘më thanë’. Mos më bëni pyetje se si duhej vepruar sepse jam në konflikt me kolegët e mi, nuk mund të them se çfarë dhe si duhej thënë. Asnjë nuk e do këtë situatë”

“Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është si pasojë e partneritetit tonë me SHBA. Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit. Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh. Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha. Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje. Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje,”- u shpreh Grida Duma ndër të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *