Kandidati opozitar për Rrogozhinën takim me Imamët: Diskutuam për sfidat e qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha me rastin e Fiter Bajramit ka pritur ka pritur në xhaminë e qytetit Imamin Mitat Daja dhe Hatib Sokol Kondaçiu.

Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, Shkëlqim Hoxha u shpreh se së bashku kanë diskutuar lidhur me sfidat dhe vështirësitë që përballen çdo ditë qytetarët.

Postimi i plotë:

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në këtë Ditë të Shenjtë, në kuadër të festës së Fiter Bajramit, si kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” së bashku me stafin u mikpritëm në Xhaminë e qytetit nga Imami Mitat Daja dhe Hatib Sokol Kondaçiu e klerikë të tjerë.

Me ta diskutuam për vlerat e bashkësisë Islame dhe çdo bashkësie tjetër të Bashkisë së Rrogozhinës, si për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballemi të gjithë në jetën e përditshme.

Festa e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin dhe ne rrogozhinasit do ta kemi gjithnjë e më të madhe sot e përgjithmonë.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare si kudo në Shqipëri edhe në Rrogozhinë është dhe do mbetet një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar edhe më shumë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *